fbpx
aktoretLajme

95 vjetori i aktores Violeta Manushi (1926-2007)

Violeta Manushi. Aktore e teatrit. Lindi ne Korce, me 6 mars. Nisi heret aktivizimin e saj ne Levizjen Amatore. Roli i saj i pare, sado qe episodik, ishte ai ne dramen Akimi te V. Eftimiut, me 1 maj 1945, vene ne skene nga regjisori Sokrat Mio ne Ansamblin e Ushtrise.

Me 1 prill 1946, e regjistruar me pare ne Shkollen Dramatike , filloi pune njekohesisht edhe ne Teatrin e Shtetit si aktore profesioniste, ku luajti me nje sens te holle humori rolin e Filomenes ne komedine Qypi me Flori te Gjon Karmes. Ne dramen Oret e Kremlinit (1957) e N. Pogodinit, luajti njeheresh tri figura episodike, por te tria karaktere te mevetesishme.

Me vone realizoi dy figura interesante, missis Pejxhi te komedia e Shekspirit Grate gazmore te Uindsorit (1959) dhe zonja Dulska ne komedine tragjike te Gabriela Zapolskes, Morali i zonjes Dulska (1962), ku spikati per sensin e saj te humorit, konkretesine, pershtatjen ndaj rolit dhe vertetesine e te vepruarit ne skene nje grua amicioze, kokeforte dhe llafazane, disi te vrazhde, qe per interesa te ngushta ekonomike ishte e gatshme te sakrifikonte edhe te drejten elementare te marteses se djalit te vet per te pasur nje familje te shendoshe.

Ne lojen e saj u ndje kujdesi per te krijuar nje figure me mbartje e frymezim nga humori popullor. Shume role te tjera te viteve ’50 shperfaqin talentin e V. Manushit si aktore karakteresh, me sens komik dhe nje te vetendjere te sakte e tejet organik.

Qysh ne keto vite u vu re ndjesia realiste dhe natyrshmeria e interpretimit te aktores, nje menyre e shpenguar dhe e claret e sjelljes se saj ne skene, lidhja me partnerin, trajtimi i fjales dhe i dialogut pergjithesisht ne tone bisedore, familjare e te natyrshme.

Ne vitin 1964 luajti plot hir komik rolin e Olimbise te komedia Karnavalet e Korces e Spiro Comores, nje grua provicionale, sa e shtire e lajkatare ,po aq nervoze, e pasjellshme, qe mesonte te ishte, madje, “e fisme”, e kulturuar, nga “dere e madhe e opingareve”.

Se toku me Viktor Gjoken* si Nikollaqi, dhe me pas edhe me Ilia Shytin po ne kete rol, ajo krijoi marredhenie aktoriale te besueshme e te verteta deri ne sjelljet dhe hollesite me te imta, nje dyshe te mrekullueshme e te paperseritshme. Ne vitin 1968 misheroi, permes linjave te nje humori elegant, rolin e Zyrase te drama Fytyra e dyte e Dritero Agollit.

Me krijimin e figures se Ollges te komedite dhe me pas filmat Zonja nga qyteti (1975) dhe Shoqja nga fshati (1980) te Ruzhdi Pulahes, V. Manushi mberriti ne nje nga pikat e saj me te larta, gjithashtu nga krijimet aktoriale me te pelqyera me njohje dhe impakt te gjere te shikuesi, duke theksuar sa mbartjen konservatore dhe mendesine provinciale te figures, po aq edhe nje shpirt te thyeshem, te mire, human.

Kjo qasje krijoi ne interpretimin e aktores nje ekuiliber te brendshem psikologjik lidhur me misherimin e kaheve dhe prirjeve kondtradiktore te vete personazhit, cka solli, nga ana tjeter,, nxjerrjen me mire ne pah te vertetesise dhe frymes realiste te saj.

Roli i Nices te Gjenerali i ushtrise se vdekur, roman i Ismail Kadarese dramatizuar nga Pirro Mani (1971), si dhe ne filmin me po kete titull, e paraqiti V. Manushin ne nje tjeter prerje interpretative, ne ate te dramatikes dhe te tragjikes; kurse roli i halles, Rites, te komedia Pallati 176 e Adelina Balashit, e risolli serish ne gjedhen e parapelqyer te komedise me skicimin e nje karakteri origjinal.

Gjate karrieres se saj mbi 50-vjecare ajo luajti mbi 103 role, karriere e cila, pas nje heshtjeje te gjate rinisi me nje aktivizim te ri ne moshe te thyer, ne vitet 2000, me disa role. Me 1997 iu dha “Kupa e karrieres” ne Festivalin e Teatrove, Tirane.

Ne vitin 2003 mori pjese ne komedine Koha pa ermer e Ruzhdi Pulahes ne teatrin “A.Z. Cajupi” te Korces, ku realizoi me sukses e hijeshi rolin e gjyshes uloke e te shurdhuar. Me kete rol fitoi cmimin si “Aktorja me e mire ne role te dyta” ne Festivalin e Drames Shqipe ne Gjilan, Kosove, 2004.

Figurat e shumta te V. Manushit, sidomos karakteret, pas vertetesise dhe pasurise shpirterore, bien ne sy edhe per plasticitetin e tyre interpretative. V. Manushi ka luajtur edhe ne 17 filma, nder ta: Tana, Debatik, Vitet e para, Plage te vjetra, Nje vonese e vogel, Taulanti kerkon nje moter, Rrethimi i vogel, Eja etj.

Me rolin e Ollges (Zonja nga qyteti, 1976) fitoi Medaljonin e Festivalit II te Filmit Shqiptar. Mban titullin “Artiste e merituar”. Ndahet nga jeta ne Tirane, me 27 korrik 2007.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button