fbpx
aktoretLajme

8 vite pa aktorin Roland Trebicka (1947-2013)

Roland Trebicka (1947-2013). Aktor. Lindi ne Korce, me 17 janar. Mbaroi shkollen e mesme, me 1963. U dallua per dhuntite e tij aktoriale qysh femije me rolin e Kostes ne filmin Debatik, 1960. Punoi si aktor ne Estraden e Ushtarit ne Tirane deri ne vitin 1969, me tutje ne Teatrin Popullor.

Fillimisht luajti pa shume sukses ne role te natyres dramatike a heroike, por, pas disa viteve, provoi ne role te natyres komike dhe aty mberriti ne realizime te merituara aktoriale, duke i dhene individualitetit te tij artistik nje profil e fytyre te qarte.

E nisi kete udhe me rolin e Xhorxh Leonit ne komedine Njeriu qe pa vdekjen me sy te Viktor Eftimiut, 1973, e vijoi me ser Endriun ne komedine Nata e dymbedhjete e Shekspirit, 1982, dhe Janin te drama Perballe vetes e Ruzhdi Pulahes, me 1984.

Ishte aktor me nje humor te mprehte, i kendshem e me hir skenik, jo rralle i nje prerjeje te tipit te Commedia dell’Arte, por i natyrshem dhe organik ne zmadhimin komik qe u ka bere tipareve negative te personazheve. Pershtatja aktoriale e tij kundruall sjelljes se figures ne caste kthesash apo identifikimesh te domosdoshme, eshte e nje natyre shpesh fareseske.

Kishte nje fantazi pjellore, aftesi improvizuese, perdorte me efekt te larte repliken komike, eshte spontan, i vetedishem. I cliret dhe produktiv, ndonjehere i paparashikueshem,, krijonte kushte e atmosfere te gjalle per krijimtari te mirefillte gjate provave.

Figure e mirenjohur e brilante e tij ishte ajo e Jovan Bregut ne komedine Pallati 176 e Adelina Balashit, ku R.Trebicka mberriti ne nivele te lakmuara aktoriale me tipin e vecante qe krijoi, ate te nje magazinieri pa skrupull, dembel, ngacmues e hileqar, i zgjuar e interesaxhi, rol te cilin e persedyti ne komedine Cmendina e Ilir Bezhanit* (2001), por tashme me nje prani aktive edhe te burleskes dhe bufonades.

Spikati me tutje me rolet e Xhenarinos ne komedine Magjia e madhe e Eduardo de Filipos, me 1994, dhe me ate te Zganarelit ne komedine Don Zhuani e Molierit, me 1995. Ne vitin 1997 luajti rolin e Hlestakovit ne komedine Inspektori (Revizori) e Gogolit, ku perputhur konceptit regjisorial, u pa perpjekja per ta sjelle personazhin sa me prane kohes, duke mesuar misherimin e nje tipi te fundme prej aventurieri, mashtruesi dhe vagabondi, pa skrupuj morale.

Ne vitin 2001 luajti brenda nje stili farsek, Thimaqin, ne komedine Zonjusha 39 vjece me nentitullin Dua burre e Saqellarisit; nje vit me vone, me 2002, luajti hijshem rolin e burrit te komedia Nje burre me trendafil e Dario Fo-se. Me keto dy realizime ai rishfaqi edhe nje here aftesite e tij per te luajtur bukur sin e fushen e farses dhe groteskut, me eksagjerime dhe tejzmadhime sidoqofte te kendshme e argetuese, ashtue edhe ne fushen e ironise dhe sarkazmes, tashme duke manipuluar me talent jo aq gjestin, mimiken apo fjalen (me formen e tyre groteske) por dometheniet dhe kundershtite qe rrjedhin prej tyre (tashme ne nje situate komike qe i afrohet te njemendtes).

Ne interpretimin e figures se Nikollaq Jorganxhiut te komedia Karnavalet e Korces e Spiro Comores, 2003, R. Trebicka e solli ate ne nje plan dhe veshtrim tjeter, me se shumti te nje humori argetues, se sa te nje satire apo sarkazme te mprehte politike, rrjedhe dhe produkt i mjediseve sociale te aferta me realitetin e periudhes se tranzicionit te pasviteve ’90.

Ne vitin 2002 u nominua me rolin e rojes ne komedine e Joneskos Mbreti po vdes te Teatrit Kombetar ne Festivalin Nderkombetar Eksperimental te Kajros ne Egjipt, kurse ne vitin 2004 luajti mjeshterisht karrocierin dhe kuzhinierin Jak te Koprraci e Molierit, duke krijuar njeherit dy figura sa te peraferta (si shtrese e ulet), po aq te ndryshme, fale kjo pershtatjes se larte emocionale te aktorit ndaj roleve gjegjese.

Personazhi i kontit Almaviva ne komedine e njohur te BOmarshese Berberi i Seviljes, nen konceptin regjisorial te francezit Eric Vinjet, u interpretua nga ai ne nje stilt e perkore, me levizje, retorike, koreografi dhe reverence elegante kur shfaqet si aristrokat dhe me gjestet dhe te foluren e nje zhelani, kur shfaqet si nje i dehur.

Brenda formatit te tij aktorial, ne komedine Te gjithe me huqe te Laurent Baffie (2009), regjisor G. Kame, ai solli ne skene nje tip original, njeriun e pushtuar nga mania e shifrave, duke u shnderruar ne mjetin kryesor te panipulimit te veprimit skenik si ndermjetes qe njeherazi shpotit te tjeret ashtu dhe vetveten.

R. Trebicka ka luajtur edhe ne disa filma, ku vecohet me rolin e Vaskes tek Enderr per nje karrige, 1984. Eshte nderuar me titullin “Artist i merituar”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button