fbpx
DiasporaKurioziteteLajmePolitika

6-7-8 Mars 1991 kanë kaluar 30vite nga eksodi i madh i shqipetareve drejte shtetit Italian.

6-7-8 Mars 1991 kanë kaluar 30vite nga eksodi i madh i shqipetareve drejte shtetit Italian

6-7-8 Mars 1991- 6-7-8 Mars 2021.

30vite nga eksodi i madh i shqipetareve drejte shtetit Italian.
*****************
Balade kurbeti
-Poezi nga Lek Gjoka

Ikem ne Shqiperi , kapërcyem ëndrrat
e di se Bjeshket jane merzitur shume
atehere të pa thinjura i kishim zemrat
dhe puthja e lante merzine në lume !.

E Zanat i morem me vete nga Bjeshket
që bukurine e tyre ta shijome çdo cast
që femi të lindim e t’na buzqeshin mengjeset
dhe puthja të mos plase nga asnjë meraz !.

Me ash i numerojme vitet
zemra ka ngelur vendnumëro
rriten plot ëndrra femijesh femijet
dhe Zanat e Bjeshkeve jane po ato !.

Nuk e di Atdhe po na e vrasin kthimin
nuk e di Atdhe Shqipëria është e sëmure
nuk e di Atdhe përdite po e shterojme burimin
së shqipen femijet po e lene të fleje gjume !.

Një ënderr e keqe çdo natë na buzeqesh
një ënderr e keqe çdo nate na gjuan me shuplaka merzie
një ënderr e keqe vendlindjen na e mbylli në çelës
dhe çelsin e nisi në një anije kozmike drejt pafundesive !.

Po thinjen ëndrrat , zemrat po vyshken
puthja po e shikon me inat puthjen
i bej ze eres që me të dhe kthimin të nisem
por edhe eres së kthimit ia kane prere rrugen !.

Atehere i bej ze pritjes që të me thote
së kthimi nuk është një ënderr e ftohte
së Shqiperia s’do shtrohet kurre me për serum
dhe askush s’do ia fusi nderkamzen me e rrezu në lume!.

Së femijet kur të rriten do te kene puthje shqiptare
ashtu sic ishtë dikur puthja e baballareve
së puthja e huaj nuk ka ngrohtësi
po edhe sikur të kete me vone do të kete idhni !.

Ndaj zgjohuni nga gjumi o ju rini
për dashuri të trokisni ne Shqipëri
bukuria huaj nuk ka zjarr e ndienja
dhe në udhe do ndalet një dite zemra !.

Të paret tane nga varret do bertasin
lugeter do ngrihen e do të buqasin
-c’po ngjet keshtu o bijte e mi
Zanat po vyshken çdo dite në Shqipëri
kthehuni e buzet e Zanave të shijoni
së ëmbëlsine e tyre kurre s’do e harroni
lugeter nga varret me t’mos na ngrini
ndaj Zanat shqiptare me vete gjithkund ti merrni
dhe femijet kur të lindin syte prapa të kthejne
se si në Shqipëria askund me ngrohte s’do jene !..
.
.
.

Lek Gjoka
Marrë nga vëllimi poetik
“Rete i kam mbyllur në çelës”
Shtëpia Botuese “ADA”
Tiranë 2013

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button